Numri i të vdekurve nga coronavirusi në nivel botëror, ka arritur në 724.
Derisa në dy ditët e fundit, numri i viktimave brenda 24 orëve ka shënuar rënie, është rritur sërish gjatë ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, raportoi se nga kjo sëmundje janë prekur 3,399 pacientë të ri. Gjatë 24 orëve të kaluara, 86 pwrsona vdiqën nga ky virusi vdekjeprurës.
Worldometers raporton në kohë reale, se 34,915 persona janë të infektuar me sëmundjen, 6,106 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Qeveria britanike ka bërë të ditur, se do të pret gjatë ditës së nesërme një grup me britanikë të sëmurë me coronavirus, që do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kinë, kanë njoftuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Wuhan, që është qendra e përhapjes së sëmundjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.