×
  • Lajme
  • Botë

    Ka humbur jetën në Londër një fëmijë 13-vjeçar i infektuar me coronavirus

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 10:43

    Një fëmijë 13-vjeçar që kishte dalë pozitiv me coronavirus, ka vdekur në Londër, bëri të ditur Spitali i King’s College.


    Daily Mail raporton se Ismail Mohammed Abdulwahab nga Londra vdiq dje në spital dhe se nuk dihet nëse ai kishte ndonjë problem tjetër shëndetësor.

    “Fatkeqësisht, një djalë 13-vjeçar vdiq, i cili ishte pozitiv për Covid-19 dhe tani të gjitha mendjet tona janë me familjen e tij në këtë moment, së cilës ne u përcjellim ngushëllimet tona”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga spitali.

    Duhet theksuar se coronavirus në shumë pak raste ka marrë jetën e të rinjëve, e aq më pak fëmijëve. Por, tani kur numri i të infektuarve në botë po i afrohet një milionëshit, po ndodhin raste, fatëmirësisht të rralla, kur jetën po e humbin edhe të rinjtë, e edhe fëmijët. /Repoerteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!