×
  • Lajme
  • Botë

    Kafeneja gjermane detyron klientët që me kapele speciale të mbajnë distancën

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 23:19

    Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.


    Të shtunën e kaluar pronarëve të Cafe Rothe në Schwerin – një qytet në Gjermani, u lejuan të rihapnin dyert kafeneve për vizitorët pasi ishin hequr kufizimet e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

    Ndërsa njerëzit shijuan shoqërinë dhe motin, motoja në kafene ishte: “Mbaj distancën shoqërore”.

    Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social Facebook.

    Kafetë dhe restorantet kanë filluar të rihapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!