Kalaja Dardane e Shkupit sonte ka marrë një pamje të re, derisa ka shëndrritë e gjitha me moton “PSE JO” për kryeministër shqiptar.
Vlen të përmendin faktin se ditë më parë të njejtës moto i janë bashkuar Çairi, Kumanova, Tetova, Zajazi , Sllupçani Dibrës,Saraj dhe Struga.
Me moton “PSE JO” i japin mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.
Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thoshte:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.
Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.