Forcat e Armatosura turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.
Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.
Kjo lëvizje ka sjellë edhe reagime nga pala greke, e cila e quan këtë një provokim në një kohë kur tensioned mes dy vendeve janë në një pike kulminante.
Sipas asaj që shkruan gazeta greke “Protothema”, nga njëra anë, Turqia deklaron publikisht se kërkon dialog dhe pajtim me Greqinë, dhe nga ana tjetër kryen stërvitje ushtarake duke kapërcyer “kufirin” mes dy vendeve, lumin Evros.
Lumi Evros, kufiri natyror i Greqisë – Turqisë, është më pak se 50 km nga vendi ku u zhvilluan stërvitjet e ushtrisë turke.
Stërvitja në fjalë u zhvillua në datat 02-05 Shkurt 2021 me pjesëmarrjen e trupave të Forcave tona Tokësore dhe atyre Detare turke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.