Këshilli i Sigurimit i OKB’së ka miratuar rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bën thirrje për “përfundim të shpejt” të luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin e Rusisë, raporton Guardian, përcjell Reporteri.net.
Franca dhe Britania e Madhe kanë abstenuar nga votimi për këtë rezolutë.
“Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes. Është një hap i parë, por vendimtar, për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë”, tha përfaqësuesja amerikane Dorothy Shea. “Tani ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme paqësore për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”
Përfaqësuesi i Francës Nicolas de Rivière, duke shpjeguar vendimin e tij për të abstenuar, tha: “Nuk do të ketë paqe dhe siguri askund nëse agresionet shpërblehen dhe nëse ligji i xhunglës fiton”.
Ndryshe, SHBA ka votuar kundër rezolutës që mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila është miratuar poashtu sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.