×
  • Lajme
  • Botë

    Kamala Harris bën “live” vaksinën kundër Covid

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 18:42

    Zëvendëspresidentja e zgjedhur  e SHBA-së, Kamala Harris ka marrë mëngjesin e sotëm dozën e parë të vaksinës mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna kundër koronacirusit.


    Ashtu si shumë personalitete të tjerë ajo bëri vaksinën live në televizion këtë të martë duke u bërë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë për t’i treguar publikut se vaksinat janë të sigurta.

    Gjithashtu Presidenti i zgjedhur Joe Biden mori dozën e të parë të vaksinës javën e kaluar.

    Harris është paraqitur në spital pak përpara orës 11 dhe është fiksuar nga kamerat duke i thënë infermieres: “Në rregull, le ta bëjmë!”

    Pasi marrjes së vaksinës Harris është shprehur se mezi e ndjeu atë dhe i ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.

    “Unë mezi e ndjeva atë. Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Unë i nxis të gjithë: kur të jetë radha juaj, vaksinohuni.”, ka thënë Harris.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!