Kamala Harris ka qenë zv.presidentja e parë në histori e cila ka adresuar Parlamentin Europian dhe eventi ka qenë edhe më i veçantë në kushtet kur kjo fjalë është mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars. Fjalimi është mbajtur nëpërmjet internetit, për shkak të situatës pandemike që nuk e ka lejuar Harris të jetë prezente fizikisht në Bruksel.
Harris i ka bërë thirrje liderëve dhe ligjvënësve në Europë që të punojnë për të ndërtuar një botë më të mirë që funksionon për gratë. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e rolit që gratë kanë pasur në përballimin e pandemisë së COVID-19 në kapacitet e tyre si mjeke, shkencëtare, sipërmarrëse dhe lidere në fushat e tyre.
Megjithatë, Harris ka shtuar se ende gratë përballen me një numër të madh sfidash dhe ende janë viktima të pabarazisë. “Bota jonë nuk po funksionon sa duhet për gratë. Ende kemi shumë për të bërë për të garantuar sigurinë e tyre në vendin e punës, në familje dhe në komunitet. Ne duhet t’u garantojmë akses në kujdesin shëndetësor dhe t’u japim zërin e barabartë të cilat ato meritojnë. Kjo nuk është vetëm çështje e një vullneti të mirë, por përbën domosdoshmëri.”- ka thënë mes të tjerash nr.2 i Shtëpisë së Bardhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.