Të paktën 32 persona humbën jetën në një aksident trafiku në Guatemalë, kur një kamion u fut në masën në një autostradë dhe i shtypi për vdekje.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, edhe nëntë persona tjerë janë në gjendje kritike në spital.
E deri te aksidenti erdhi, kur një kamion shtypi një grup qytetarësh që kishin dalë në rrugë për të parë në çfarë gjendje ishte personi që paraprakisht ishte goditur nga një veturë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nahuala në perëndim të Guatemala City.
“Në këto momente jemi duke koordinuar veprimet me qëllim që t’i ofrojmë përkrahje familjarëve të viktimave. Shprehi ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre”, ka deklaruar presidenti i Guatemalës, Jimi Morales.
(Kujdes: Pamjet e mëposhtme janë shqetësuese).
https://www.youtube.com/watch?v=l-qgVmZ0ifw
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.