32 persona u asfiksuan si pasojë e një zjarri që shpërtheu brenda tunelit të Fornacit midis Spotornos dhe Savonas në autostradën A10.
Për arsye ende të paqarta një kamion Tir ka shpërthyer në flakë dhe tymi i lëshuar ka pushtuar tunelin duke intoksikuar shoferët e bllokuar.
Shumica e personave të intoksikuar ishin në një autobus që ndodhej menjëherë pas kamionit, shoferi i të cilit doli i padëmtuar nga zjarri.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
32 personat e intoksikuar u dërguan në spitalet San Paolo di Savona dhe Santa Corona di Pietra Ligure.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.