×
  • Lajme
  • Botë

    Kanadaja hyn në “garën” e vaksinave, Trudeau: Do të prodhojmë vaksinat tona brenda vitit

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 23:03

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau në një deklaratë për shtyp ka informuar opinion publik se qeveria e tij ka bërë marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane “Novarax” për të prodhuar miliona doza vaksine kundër COVID-19, në një implant në provincën e Montrealit.


    Marrëveshja është gjithëpërfshirëse dhe ka të bëjë jo vetëm me vaksinën kundës kësaj epidemie, por ka për qëllim të krijojë një industri kanadeze vaksinash për një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe Kanadaja do jetë autosuficiente si dhe eksportues i tyre.

    Kjo është një lëvizje e papritur e qeverisë kanadeze, e cila ka më shumë vaksina të magazinuara sesa popullsi dhe megjithatë vazhdon të investojë fuqimisht që të garantojë imunitet universal në Kanada. Ky është një tjetër indikator i konkurrencës merkantiliste që ka imponuar rendi i ri post-COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!