Kanadaja, një vend tradicionalisht i hapur ndaj emigrantëve, ka prezantuar një projektligj me dispozita që ndër të tjera, kufizojnë disa kërkesa për azil dhe u japin autoriteteve më shumë fuqi për të pezulluar përpunimin e aplikimeve për imigracionin.
Ai gjithashtu përfshin dispozita që do t’i jepnin policisë më shumë kompetenca për të monitoruar kufirin e përbashkët të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu, mund t’i ndalojë ata që kanë qenë në Kanada për më shumë se një vit të aplikojnë për azil.
Sipas ligjit aktual, refugjatët mund të kërkojnë azil në Kanada ose kur mbërrijnë në një port hyrjeje, siç është një aeroport, ose pasi të jenë tashmë në Kanada, pa kufizime se sa kohë mund të qëndrojnë në vend para se të aplikojnë.
Rregullat e reja do t’i ndalojnë ata që kanë qenë në Kanada për më shumë se një vit të aplikojnë për azil , duke i bërë ata potencialisht subjekt të deportimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.