×
  • Lajme
  • Botë

    Kancelari gjerman: Duhet të mbajmë rezerva financiare, do të vijë një krizë e re

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 18:30

    Kancelari i ri gjerman dhe ish-ministri i Financave, Olaf Scholz, tha sot gjatë dorëzimit të detyrave te pasuesi i tij në Ministrinë e Financave, Christian Lindner, se financimi solid shtetëror duhet të mbetet prioritet.

    “Aktualisht, pandemia është sfida më e madhe për financat publike, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë për fonde solide për t’i ruajtur rezervat. Sepse kriza e ardhshme është e sigurt që do të vijë”, tha Scholz (Partia Social Demokrate e Gjermanisë, SPD).

    Ai shtoi se funksioni i ministrit të Financave është “diçka e veçantë” dhe se ka qenë i lumtur ta ushtronte atë detyrë katër vitet e fundit në kabinetin e Angela Merkel. “Kjo ka të bëjë me gjëra të mëdha”, tha Scholz.

    Scholz, i cili dje u emërua kancelar i Gjermanisë, në ditën e parë të postit të tij të ri u takua edhe me kryeministrat e shteteve federale.

    Scholz udhëton për në Paris të premten, ku është planifikuar të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!