×
  • Lajme
  • Botë

    Kandidati për president në Kongo vdes pak orë pas mbylljes së votimit

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 12:32

    Kandidati kryesor i opozitës për president në Kongo ka vdekur pak orë pas mbylljes së votimit pasi u sëmur rëndë me Covid-19.


    Sipas mediave të huaja, Guy-Brice Parfait Kolelas vdiq në një aeroplan mjekësor ndërsa po evakuohej në Francë, tha drejtori i fushatës së tij.

    Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen”.

    Ai i nxiti ata të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

    Sidoqoftë, Ligji zgjedhor nuk i anulon zgjedhjet nëse një nga kandidatët vdes.

    Kolelas, i cili ishte diabetik, ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër presidentit Denis Sassou Nguesso, 77, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1979, përveç një periudhe pesë-vjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 1992.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!