×
  • Lajme
  • Botë / ShBA

    Kandidati Robert F. Kennedy pezullon fushatën, mbështet ish- Presidentin Trump

    Reporteri
    23 Gusht 2024 | 22:47

    Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy Jr tha të premten se do të pezullojë fushatën dhe i dha mbështetjen ish-Presidentit Donald Trump.

    Këshilltarët e fushatës së tij thanë se zoti Kennedy ishte i shqetësuar se nëse vazhdon të qëndrojë në garë, ai do të zbehte përkrahjen për ish- Presidentn Trump në garën e ngushtë me Nënpresidenten Kamala Harris.

    “E ndjej se më nuk kam gjasa reale për një fitore zgjedhore i gjetur para kësaj censure të vazhdushme, sistematike dhe mediash të kontrolluara”, deklaroi Kennedy.

    Një avokat për çështje të ambientit, aktivist kundër vaksinimit, djali dhe nipi i dy figurave të rëndësishme nga radhët e demokratëve që u vranë gjatë viteve të trazuara të ‘60, Kennedy hyri në garë në muajin prill të vitit 2023 për të sfiduar emërimin e Biden si kandidat demokrat për president. Shumë anëtarë të famijes Kennedy shprehën mospajtimin e tyre me fushatën e tij.

    “Në afro 10 shtete të diskutueshme, ku prania ime në garë mund të ndikonte tek rezultati, do ta heq emrin tim. Tashmë e kam filluar këtë proces dhe nxis votuesit të mos votojnë për mua,” tha ai.

    Ai tha se vendimi i tij u nxit nga “tre kauza kryesore” që e nxitën atë të mbështesë Trump, duke numëruar “fjalën e lirë, luftën në Ukrainë dhe luftë ndaj fëmijëve tanë”.

    Ai tha se emri i tij si kandidat në zgjedhjet e 5 nëntorit do të mbetet në fletëvotim në shumicën e shteteve dhe kërkoi nga votuesit amerikanë që ta votojnë “pa dëmtuar apo ndihmuar Presidentin Trump dhe Nënpresidenten Harris”.

    Njerëz pranë fushatës së Kennedy i thanë agjencisë Reuters se ai synon një marrëveshje me Trump, që në këmbim të përkrahjes për të, të sigurojë një pozitë në një administratë të mundshme të Trump.

    Trump i tha televizionit CNN këtë javë se “ai gjithsesi është i hapur” ndaj mundësisë që zoti Kennedy të ketë një rol në administratën e tij nëse kandidati i pavarur largohet nga gara dhe ofron mbështetjen e tij për kandidatin republikan./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!