×
  • Lajme
  • Botë

    Kandidati Robert F. Kennedy pritet të dalë nga gara presidenciale

    Reporteri
    23 Gusht 2024 | 21:13

    Robert F. Kennedy i Riu dhe kandidati republikan Donald Trump pritet që të zhjvillojnë sot dy takime elektorale të veçanta në shtetin e Arizonës, mes spekulimeve të shtuara që Kennedy mund të tërhiqet nga gara si kandidat i pavarur për president dhe të mbështesë kandidatin republikan.

    Kennedy do të mbajë një fjalim të premten pasdite në Feniks mbi të ardhmen e fushatës së tij. Disa orë më pas, Trump do të mbajë një tubim zgjedhor, në qytetin tjetër Glendale. Ai ka paralajmëroi pjesëmarrjen e një “të ftuari të veçantë” në këtë tubim.

    Kohët e fundit, të dy kandidatët kanë shtuar lëvdatat për njëri tjetrin, ndërsa këshilltarë respektivë kanë zhvilluar biseda private. Kennedy nuk i ka treguar qëllimet e fjalimit të tij, por ai mbahet në një kohë kur fushata e tij po përballet me sfida të shumta dhe rënie të mbështetjes, sipas anketave./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!