Liderët e talebanëve do të dalin publikisht para botës “pa asnjë fshehtësi”, ka thënë një zyrtar.
Kjo bie ndesh me atë që ka ngjarë që 20 vjet, pasi liderët e talebanëve kanë jetuar në fshehtësi.
Tashmë janë parë disa lëvizje ndryshe.
Të martën, zëdhënësi Zabihullah Majahid u shfaq në konferencën e parë për media të talebanëve. Gazetarët u shokuan kur panë fytyrën e burrit që ka funksionuar për vite të tëra pa u shfaqur fare.
Zyrtari i lartë i talebanëve ka thënë për “Reutersin” se talebanët janë urdhëruar të mos e festojnë kapjen e Afganistanit dhe ka shtuar se civilët duhet t’i dorëzojnë armët dhe municionet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.