Një stuhi e ashpër në orët e pasdites së ditës së mërkurë ka goditur disa qytete në Bosnje dhe Hercegovinë, ndër të cilat është edhe kryeqyteti Sarajeva.
Siç shkruajnë mediat vendase edhe pse meteorologët njoftuan motin me shi, një intensitet i tillë nuk ishte parashikuar.
Si pasojë, në vetëm pak minuta, një sasi e madhe e shiut ka rënë dhe ka shkaktuar një kolaps të trafikut.
Mediat vendase rikujtojnë se edhe gjatë ditës së martë, Sarajeva ishte goditur nga një mot i tillë, përcjell telegrafi.
Bëhet e ditur se shiu, i shoqëruar nga bubullima dhe vetëtima, filloi të binte pas orës 16:00.
Ndërkohë thuhet se në një pjesë që llogaritet si zemra e qytetit të Sarajevës, përkatësisht afër ndërtesës së Presidencës së BeH, veturat “lundronin si anije” nëpër ujë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.