×
  • Lajme
  • Botë

    Kapet në Kolumbi “mbreti” italian i drogës

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 14:21

    Bosi i Camorra-s, Gustavo Nocella, një nga kontaktet më të rëndësishme me trafikantët kolumbianë të drogës për Italinë, është arrestuar në Medelin të Kolumbisë.

    Arrestimin e mbretit italian të drogës e ka njoftuar Presidenti kolumbian Gustavo Petro nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, duke e përcaktuar Nocella si “mbreti italian i drogës”, raporton A2.

    Lidhja kryesore e klaneve Rinaldi-Formicola, Amato-Pagano dhe De Micco, Nocella ishte aleat me mafian e Amerikës së Jugut, veçanërisht me atë kolumbiane, për të trafikuar ngarkesa të mëdha droge drejt Europës.

    Karriera e tij kriminale u ndal teksa ai u vu në pranga në një apartament ekskluziv në Medelin, kur komandot e Policisë Kombëtare Kolumbiane zbatuan një urdhër të Interpolit, lëshuar fillimisht nga DEA e Napolit.

    Faza përfundimtare e operacionit ‘Minerva’ filloi të merrte formë gjashtë muaj më parë kur Policia Kombëtare, në koordinim me EUROPOL-in, policinë italiane dhe autoritetet nga Mbretëria e Bashkuar, shkëmbyen informacione që i lejuan ata të përcaktonin se i arratisuri kishte qendrën e tij të operacionit në Kolumbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!