×
  • Lajme
  • Botë

    Kapet nëndetësja me 2000 kg kokainë

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 23:59

    Një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2.000 kg kokainë është kapur në Spanjë, thonë burimet e policisë.


    Ata thonë se janë arrestuar dy persona pasi anija u kap në brigjet e Galicisë në veri-perëndim. Ndërsa një person i tretë ia mbathi. Thuhet se kombësia e të treve është nga Ekuadori.

    Mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja ishte nga Kolumbia dhe policia heton nëse lundroi gjatë Amerikës së Jugut me drogën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!