×
  • Lajme
  • Botë

    Kapet sasia më e madhe drogës ndonjëherë, 5 mijë e 500 kg, vlera mbi 2 miliardë dollarë

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 15:38

    Një sasi e drogës prej 5,500 kilogramëve, e cila supozohej të dërgohej në Tajlandë dhe mund të ishte pjesë e karteleve të drogës, është kapur nga “Roja Bregdetare indiane” pranë ishullit Barren, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo sasi e madhe e drogës ishte në një anije peshkimi, dhe është konfiskimi më i madh që është bërë ndonjëherë, tha të martën një zyrtar i komandës së Andaman dhe Nicobar.

    “Ky është konfiskimi më i madh ndonjëherë për të cilin dyshojmë se është i lidhur me kartelet e mëdha ndërkombëtare të drogës. Ngarkesa totale është afërsisht rreth 5,500 kg. Gjithsej gjashtë anëtarë të ekuipazhit u arrestuan me drogën Metamfetaminë kristaline. Ata u dorëzuan në policinë lokale për t’u marrë në pyetje”, tha zyrtari i komnadës.

    “Në një operacion të koordinuar detar dhe ajror të Rojës Bregdetare të Indisë, sot u shënua histori duke kapur një anije peshkimi “Mianmare”, në detet e Andaman me rreth 5,500 kg Metamfetaminë. Ky transport i madh droge shënon kapjen më të madhe detare në domenin e Indisë, duke shfaqur një koordinim dhe vigjilencë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim zyrtar të bërë nga “Roja Bregdetare e Indisë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!