×
  • Lajme
  • Botë

    Karantinat e para në botë – atraksion turistik në Dubrovnik

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 8:14

    Qysh prej kohëve antike shoqëritë kanë provuar t’i ndajnë njerëzit me sëmundje nga ata që kishin mbetur pa u prekur, me referenca për vetizolimin që datojnë qysh në kohën e Dhjatës së Vjetër.


    Dhe derisa COVID-19 po përhapet anembanë botës, ne jemi këshilluar për “vetëkarantinim” nëse jemi kthyer prej ndonjë vendi të botës, ku virusi po përhapet me të madhe ose nëse e dimë se kemi pasur kontakt me ndonjë të prekur, shkruan KOHA.

    Për ta kuptuar rëndësinë e vetëkarantinimit në kohën e pandemisë bashkëkohore, është e dobishme që të hedhim një shikim historik për vetë fjalën “karantinë”, që daton qysh në kohën e Evropës mesjetare.

    Rrënjët italiane

    Fjala “karantinë” ka rrënjë italiane; në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare nga Vdekja e Zezë që po bënte kërdi në Evropën e shekullit të katërmbëdhjetë.

    Anijeve që po arrinin në Venedik nga portet e infektuara u kërkohej të ankoroheshin për dyzet ditë (quaranta giorni) para se të zbrisnin udhëtarët në tokë, një praktikë kjo që pastaj do të njihej përgjithësisht si karantinë – duke derivuar nga “quarantino”, fjala italiane për periudhën katërdhjetëditore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!