×
  • Lajme
  • Botë

    Karaxhiq transferohet në një burg në Britani për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 16:38

    Britania është pajtuar që ish lideri serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq i dënuar për krime lufte të transferohet në një burg në Britani për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, shkruan The Guardian.


    “Radovan Karaxhiq është një nga njerëzit e paktë që janë shpallur fajtor për gjenocid. Ai ishte përgjegjës për masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin në Srebrenicë dhe ka ndihmuar në rrethimin e Sarajevës me sulmet mbi civilët”, tha sekretari i jashtëm i Britanisë, Dominic Raab.

    “Ne duhet të jemi krenar për faktin që Britania e Madhe nga përkrahja për të siguruar arrestimin e tij deri tek qelia e burgut që përballet tani. Britania ka mbështetur ndjekjen 30-vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!