Një kolonë prej 200 kamionësh me ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore kanë hyrë sot Gaza, deklaroi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ata po hyjnë nëpërmjet kalimit Rafah nga Egjipti në skajin jugor të Gazës, shkruan skynews.
“Nën shoqërimin e OKB-së, dhjetëra kamionë me ndihma humanitare dhe gjashtë ambulanca po transferohen në veri të Gazës dhe në strehimore që ende nuk janë evakuuar”, njoftoi IDF.
A convoy of 200 trucks carrying humanitarian aid is entering Gaza through the Rafah crossing today. They contain food, water, shelter supplies and medical supplies only.
Under UN escort, dozens of humanitarian aid trucks and 6 ambulances are being transferred to northern Gaza… pic.twitter.com/h1rWqfVqCt
— Israel Defense Forces (@IDF) November 26, 2023
Gjithashtu Izraeli ka bërë të ditur se 14 pengje izraelite dhe tre të huaj janë transferuar në Kryqin e Kuq.
Kjo bazohet në informacionin “të marrë nga Kryqi i Kuq”, shtoi IDF-ja.
Hamasi ka thënë se i ka dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë, tre shtetas tajlandezë dhe një rus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.