×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Kasapi i Bosnjës’ i lajmohet të birit: Jam gjallë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 16:15

    Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, ka reaguar me shaka në lidhje me lajmin për vdekjen e tij.


    Kështu tha djali i tij Darko për Tanjug, i cili ka folur në telefon me Mlladiqin rreth orës 15:00.

    “Unë jam gjallë” i ka thënë Mlladiq, birit të tij.

    Ky reagim erdhi pas një lajmi të rrejshëm që u shpërnda përmes rrjeteve sociale rreth vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq

    Lajmi u shpërnda nga profili i zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Bosnjes dhe Hercegovinës Bisera Turkoviq në Twitter.

    Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, në nëntor të vitit 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!