Të huajt kanë munguar në forumin ekonomik rus në Petërsburg të Rusisë, një bojkotim që vjen si ndëshkim për agresionin e filluar në Ukrainë.
Megjithatë, këtë forum s’e bojkotuan udhëheqësia e re e Afganistanit – talibënët. Madje, ata u cilësuan si mysafirët e huaj “të profilit më të lartë”.
“Forumi ekonomik i Shën Petersburgut ishte përgjigja e Rusisë ndaj Davosit, ku udhëheqësit perëndimorë të kompanive dhe krerët e shteteve u rreshtoheshin për të puthur unazën e Putinit. Tani, edhe partnerët më besnikë të biznesit të Rusisë po e anashkalojnë atë. Mysafirët e huaj të profilit më të lartë këtë vit janë nga talebanët”, shkruan gazetari Max Seddon nga “Financial Times”.
Organizatorët nuk dhanë një listë të bizneseve të huaja që merrnin pjesë, por programi për me më shumë se 100 panele diskutimi shfaqi pak folës të huaj. Disa ishin nga Kina dhe ministri i tregtisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është po ashtu në plan të marrë pjesë, siç raporton AP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.