Numri i viktimave nga cikloni që goditi Mozambikun është rritur nga 417 në 446, njoftoi sot Ministri i Ekologjisë në këtë vend, Celso Koreja, duke shtuar se 531 mijë njerëz janë prekur nga kjo katastrofë, transmeton Reporteri.net
Cikloni Idai goditjen më të fuqishme ia dha portit Beir ku erërat arritën shpejtësinë prej 170 kilometrash në orë, duke u zhvendosur pastaj në Zimbabve dhe Malavi, dhe duke lënë pas shkatërrime të përmasave biblike.
Të dhënat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruarave Mozambik, Zimbabve dhe Malavi në rreth 700 njerëz./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.