×
  • Lajme
  • Botë

    KE propozon pasaportën e vaksinimit për udhëtimet, tri elementet që përmban

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 14:40

    Të mërkurën, Komisioni Evropian propozoi krijimin e pasaportës sw të gjelbër dixhitale për të lehtësuar lëvizjen e sigurt e të lirë brenda BE-së gjatë pandemisë COVID-19.


    Komisioni Evropian ka sqaruar se këto pasaporta do të kenë tri elemente. Elementi i parë përmban vërtetimin për vaksinim kundër COVID -19, i dyti, vërtetimin për test negativ në këtë virus dhe i treti, vërtetim se personi është shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    Pasaporta e vaksinës së BE do të jetë falas, dygjuhëshe, ndërvepruese, e sigurt, jo-diskriminuese dhe e disponueshme në format dixhital dhe fizik përmes kodit QR. Qëllimi i saj do të jetë të lehtësojë “lëvizjen e sigurt dhe të lirë” brenda BE gjatë pandemisë.

    Po ashtu pasaporta e vaksinimit do tw pwrmbajw markën e vaksinës së përdorur, të dhënat dhe vendin e inokulimit dhe numrin e dozave të administruara. Rezultatin e testit negativ (testi NAAT / RT-PCR ose një test i shpejtë i antigjenit).

    Pasaporta e vaksinimit do t’u lëshohet qytetarëve të BE-së dhe anëtarëve të familjes së tyre, pavarësisht nga kombësia e tyre.

    Po ashtu pasaporta e vaksinimit do t’iu jepet edhe shtetasve tw huaj, me qëndrim në BE, tw cilwt kanë të njëjtat mundësi dhe të drejta për t’u pajisur me pasaporta.

    Pasaporta e vaksinimit që do të vlejë në territorin e BE-së, do tw vërtetojnë nwse personi është vaksinuar me njërën prej vaksinave, të cilat janë miratuar për përdorim në tregun e BE-së. Por, shtetet anëtare mund të vendosin vetë që të pranojnë edhe vaksinimin me vaksina tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!