Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar më pas në Downing Street, raporton The Guardian.
Kryeministri i ri Keir Starmer shkoi në Pallatin Buckingham i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ndërkaq, në Downing Street pritet t’i adresohet kombit.
Punëtorët dhe aktivistët e partisë janë rreshtuar në rrugë duke mbajtur flamuj.
Të gjithë ministrat konservatorë në largim të shtetit duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, të cilët pritet të marrin detyrën sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.