Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi se Ankaraja zyrtare nuk do të mbyllë sytë përballë dhunës së Izraelit ndaj Palestinës. Ai shprehu në një videkonferencë se dhimbja e Palestinës është edhe e Turqisë.
“Problemi, hidhërimi dhe gëzimi i miqve dhe vëllezërve tanë janë edhe problem, hidhërim dhe gëzimi ynë. Kemi hyrë me hidhërim në këtë Bajram për shkak të sulmeve të cilat në territoret palestineze. Ne jemi të trazuar, kemi probleme. Ne jemi të trishtuar dhe të zemëruar përballë mizorive të Izraelit, shtetit të terrorit, fuqia e të cilit është e mjaftueshme vetëm për fëmijët e pafajshëm, gratë e pashpresa dhe njerëzve të shtypur. Ata që qëndrojnë të heshtur ose mbështesin hapur gjakderdhjen, duhet ta dinë se një ditë do të jetë radha e tyre. Turqia nuk do të heshtë ndaj persekutimit izraelit në Palestinë, edhe nëse e gjithë bota e injoron atë.”
Erdogan njoftoi se deri më tani ka kryer biseda telefonike me krerët e 19 shteteve, për të ndarë shqetësimet lidhur me ngjarjet e shënuara në Palestinë. Presidenti turk shtoi se Turqia është gati të marrë përgjegjësi për paqe dhe se mbështet çdo iniciativë të tillë, nën drejtimin e OKB-së. Sipas tij, duhet të veprohet menjëherë, që të shmangen pasojat e tmerrshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.