×
  • Lajme
  • Botë

    Kërcënon Irani: Amerika e kaloi vijën e kuqe, përgjigjen do ta marrin së shpejti

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 12:24

    Irani do t’i përgjigjet vrasjes së gjeneralit iranian Kasemi Suleimani në një të ardhme shumë të afërt, tha zyrtari i qeverisë iraniane Ali Rabi.


    “Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer vijën e kuqe, kombi iranian do t’i përgjigjet kësaj në një të ardhme shumë të afërt”, u shpreh ai, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.

    Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz dolën në rrugët e Teheranit, si dhe qytete të tjera në Iran, për të protestuar kundër vrasjes së Suleimanit.

    Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të republikës islamike në Lindjen e Mesme si kryetari I forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.

    Vdekja e Suleimanit u konfirmua nga autoritetet iraniane, si dhe nga Pentagoni, i cili shtoi se operacioni u krye me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!