Në një letër drejtuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, ligjvënësit po i kërkojnë agjencisë të largojë nga tregu përkohësisht të gjitha cigaret elektronike gjatë kohës sa do të zgjasë kriza me koronavirus.
Letra e dërguar komisionarit të FDA-së, Dr Stephen Hahn të martën, e bën këtë thirrje bazuar në hulumtime të reja që sugjerojnë se përdorimi i cigareve elektronike mund të mund të rrisë rrezikun për t’u diagnostikuar me Covid-19, shkruan CNN, transmeton Reporteri.
“Kjo gjë që është veçanërisht shqetësuese, duke marrë parasysh që të rinjtë po bëjnë gjithnjë e më shumë përhapjen e COVID-19, duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë e amerikanëve të të gjitha moshave”, thuhet në arsyetimin e tyre.
Në letër, kërkohet që Hahn të konfirmojë deri më 18 gusht nëse FDA do të pastrojë përkohësisht tregun nga të gjitha cigaret elektronike.
Sipas disa studimeve, përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.