Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ngritur shqetësimet se bota mund të përballët me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, me shumë mundësi dhe më e rëndë, pas shfaqjes së një varianti të ri të quajtur, BA.6.
Studiues të tjerë shprehen se është ende herët për panik dhe argumentuan se kufizimet e epokës së pandemisë nuk do të nevojiten, ndërkohë që fakti qëndron se rastet e reja janë shtuar ndjeshëm gjatë javës së fundit.
Aktualisht, varianti i Covid që po qarkullon më së shumti është Eris, i cili përbën një në shtatë raste të reja në Britani. Gjurmuesit e virusit thonë se ai tashmë është vërejtur në Danimarkë dhe Izrael, duke sugjeruar se ka filluar të qarkullojë.
Ekspertët kanë spekuluar se shkak për përhapjen ka qenë dhe dalja në kinema e filmave Barbie dhe Oppenheimer, të cilët kanë mbledhur në salla mijëra njerëz. /A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.