×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilltari i fshatit hyn në mbledhjen e Këshillit në një fshat në Ukrainë, gjuan granata dore

    Reporteri
    15 Dhjetor 2023 | 13:48

    Një person u vra dhe 26 të tjerë u plagosën pasi një këshilltar i fshatit Keretsky në Ukrainë, shpërtheu granata dore brenda një mbledhjeje të këshillit të fshatit në Ukrainë të premten, transmeton Reporteri.net.

    Incidenti, i cili u kap nga kamerat, ndodhi në Zakarpattia në ndërtesën e këshillit të fshatit Keretsky, njoftoi agjencia lokale e lajmeve në Ukrainë.

    Burri që shpërtheu granatat është një deputet i këshillit të fshatit.

    “Sot në orën 11.37, morëm një mesazh nga deputetët se dikush shpërtheu granata në ndërtesën e Këshillit Keretsky të rrethit Mukachevo gjatë një mbledhjeje”, tha Policia Kombëtare në faqen e saj në Facebook. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!