×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilltari i Trumpit: Do të ketë transferim të qetë të pushtetit te Biden

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 23:03

    Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Larry Kudlow, deklaroi se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit në janar.


    “Unë e di se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit … Unë nuk mund të parashikoj se çfarë (Presidenti Trump) do të bëjë kur bëhet fjalë për inaugurimin … I takon atij që të vendosë”, tha Kudlow.

    Ai kështu deklaroi gjatë një video interviste për washingtonpost, ku temë kryesore ishte ekonomia.

    Duhet të kujtojmë se presidenti aktual miratoi transferimin e pushtetit tek kandidati demokrat, Joe Biden, por ende thotë se kurrë nuk do të miratojë rezultatet e zgjedhjeve që pretendon se ishin vjedhur.

    Ndryshe, Trump pritet që në ditën kur të betohet si president, Biden, të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!