Përballja me pandeminë po sjell çdo ditë para nesh imazhe të dhimbshme të profesionistëve mjekësorë të cilët të rraskapitur pas orëve të tëra puna, ndajnë me publikun përjetimet e ditës.
Së fundmi një fotografi e tillë është publikuar nga një punonjës shëndetësor i Bosnjës pas orarit të stërgjatur të punës, transmeton reporteri.
Në fotografinë e publikuar shihet pëllëmba e dorës së tij që e ka mbajtur për një kohë të gjatë nën dorëza dhe pajisje të tjera mjekësore.
Përkundër kësaj ai shkruan se puna e tyre nuk po vlerësohet dhe po përballen me kritika të shumta.
“Është e vështirë të jesh pacient, ekipi i COVID duhet të kujdeset për qindra të sëmurë dhe askush nga pacientët nuk ka mirëkuptim për punën dhe sakrificën e tyre. Edhe ata kanë fëmijët e tyre, familjet e tyre. Këto duar përgatitin drekën për familjen? Unë mendoj se ju duhet të merrni pak më shumë përgjegjësi për shëndetin tuaj. Nëse ekipi COVID infektohet, kush do t’ju trajtojë?”, përfundon shkrimi.
Kujtojmë se numri i viktimave nga Coronavirusi në botë është rritur në 600 mijë këtë javë, pasi vendet e ndryshme të botës raportuan rritje të rasteve të reja. /Reporteri.net