Në vitit 1999 në kufirin jugoslLavo-maqedonas, tre ushtarë amerikanë u zunë rob nga Ushtria Jugosllave.
Me ndërmjetësimin e Greqisë, Beogradi pranoi Ti lirojë ata dhe përmes Qipros, Shtetet e Bashkuara dorëzuan tre ushtarët amerikanë të kapur nga ushtarët jugosllavë duke kaluar në afërsi të kufirit me Maqedoninë.
Pas presioneve të shumta presidenti serb, Sllobodan Millosheviq vendosi t’i lirojë, pasi ishin mbajtur peng për më shumë se një muaj.
Udhëheqësi i të drejtave civile në SHBA, Jesse Jackson, i cili u takua me ish-presidentin serb, Millosheviq kërkoi NATO-s të shpërblejë këtë gjest duke ndaluar bombardimet e Jugosllavisë për një natë. Por SHBA-ja tha se lirimi i të burgosurve nuk do të kishte efekt në fushatën ajrore të NATO-s.
Të tre ushtarët amerikanë u kapën më 31 mars gjatë patrullimit të kufirit jugosllavo-maqedonas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.