×
  • Lajme
  • Botë

    Këto ishin fjalët e para të Vuçiqit pas fitores

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 8:14

    Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhje parlamentare, lokale e krahinore.


    SNS-ja, partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke prirë në zgjedhjet që u mbajtën më 21 qershor në Serbi.

    Vuçiq mbrëmë pas rezultateve të para, tha se ai ka fituar besimin e popullit serb në një kohë aspak të mirë, në një kohë që sipas tij, pakkush besonte që ai mund të fitonte.

    “Sonte fituam një besim të madh për njerëzit, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pakkush besoi dhe morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm dhe të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, tha presidenti i Partisë Progresiste Serbe dhe i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

    Ai bëri të ditur se partia e tij është votuar nga më shumë se 2 milionë votues.

    “Ne fituam tmerrësisht bindshëm. Ne morëm më shumë se 2 milionë vota nga 3,3 milionë qytetarë që dolën në votime”, tha Vuçiq.

    Deri tani partia që drejton ai ka marrë mbi 62 për qind të votave në tërë Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!