×
  • Lajme
  • Botë

    Kevin McCarthy rrëzohet nga posti i kryetarit në Dhomën e Përfaqësuesve

    Reporteri
    03 Tetor 2023 | 23:07

    Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të hequr Kevin McCarthy nga posti i kryetarit.

    Vendimi vjen pas një kërkese nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, që kërkonin që çdo anëtar të votonte nëse dëshironin që ai të qëndronte në postin e kryetarit.

    Rreth 216 anëtarë, përfshirë tetë republikanë, votuan për të rrëzuar kongresmenin kalifornian nga karrigia e kryetarit.

    Kjo është një fitore e madhe për republikanët rebelë të krahut të djathtë të udhëhequr nga Matt Gaetz nga Florida. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!