×
  • Lajme
  • Botë

    Khamenei: Trump zbuloi të vërtetën, ShBA-ja kërkon dorëzimin e Iranit

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 13:49

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se kërkojnë dorëzimin e Iranit.

    “Trump e tregoi të vërtetën, e bëri të qartë se amerikanët do të jenë të kënaqur vetëm me dorëzimin dhe mposhtjen e Iranit dhe asgjë tjetër,” tha ai në deklaratën e tij, duke iu referuar një postimi në rrjetet sociale nga Presidenti Donald Trump javën e kaluar, ku kërkohej “DORËZIMI PA KUSHT” i Republikës Islamike.

    Khamenei theksoi se SHBA-ja ka pasur një “problem themelor” me regjimin iranian që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 që e solli në pushtet, duke shtuar se Washingtoni ka “maskuar qëllimet e tij” gjatë viteve duke kritikuar Iranin për “të drejtat e njeriut, pastaj të drejtat e grave, pastaj pasurimin bërthamor, pastaj programin bërthamor në thelb, e më pas prodhimin e raketave”.

    “Por me deklaratën e tij, ai e zbuloi të vërtetën” tha Khamenei, duke iu referuar Trumpit.

    “Presidentët e mëparshëm nuk e thoshin këtë, sepse është e papranueshme dhe e palogjikshme t’i thuash një kombi të dorëzohet.”

    “Ata dalin me justifikime të ndryshme, por në thelb ajo që duan është dorëzimi i Iranit,” shtoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!