×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong-un refuzon 2 milionë doza AstraZeneca, nuk preferon as kinezet: Janë të pa efektshme!

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 17:56

    Koreja e Veriut, ka refuzuar një donacion vaksinash të kompanisë AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore të mundshme.


    Skema globale e shpërndarjes së vaksinave, COVAX alokoi gati dy milionë doza AstraZeneca për Korenë e Veriut në muajin shkurt, por dërgesat u vonuan.

    Raportohet se Kim Jong, ka refuzuar edhe vaksinat e prodhuara në Kinë, më konkretisht atë Sinovac, me pretendimin se ato nuk janë efektive.

    Udhëheqja e Koresë së Veriut thuhet se favorizon vaksinat ruse.

    Kujtojmë se një javë më parë, Kim, largoi nga detyra disa zyrtarë shëndetësorë, me arsyetimin se nuk kanë menaxhuar në mënyrën më të mirë pandeminë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!