×
  • Lajme
  • Botë

    Kim Jong Un shfaqet në publik me vajzën, marrin pjesë në një ndeshje futbolli

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 11:00

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë ditën e djeshme në një ndeshje futbolli, i shoqëruar nga vajza e tij, Kim Ju-e.

    Ishte hera e parë që vajza e Kim u shfaq në një ngjarje civile.

    Dihet shumë pak për vajzën e Kim Jong Un. Ajo nuk është emëruar nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, e cila i referohet asaj vetëm si një “fëmijë i dashur” ose “fëmijë i respektuar” i liderit të vendit.

    Emri i saj është bërë i ditur nga ish-basketbollisti amerikan Dennis Rodman, i cili më parë ka vizituar Korenë e Veriut si mysafir i Kim Jong Un. Kim Joo-e vlerësohet të jetë 10 ose 11 vjeç sot./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!