Kina ka ekzekutuar një çift që hodhi për vdekje dy fëmijë nga dritarja e një ndërtese. Fëmijët u hodhën nga kati i 15-të, përcjell Reporteri.net, njofton BBC.
Zhang Bo – babai i fëmijëve – dhe Ye Chengchen u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës dyvjeçare dhe djalit një vjeç në vitin 2020.
Zhang kishte filluar një lidhje me Ye dhe më vonë u divorcua nga gruaja e tij dhe filloi të komplotonte për të vrarë fëmijët e tij.
Çifti u ekzekutua në qytetin jugperëndimor të Chongqing të mërkurën. Nuk është e qartë se si u krye ekzekutimi, megjithëse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht me injeksion vdekjeprurës ose një skuadër pushkatimi.
Gjykata e Lartë e Kinës i kishte quajtur motivet e çiftit “jashtëzakonisht dashakeqe”, duke theksuar “metodat e tyre mizore”.
Pasi Zhang u divorcua nga gruaja e tij në shkurt 2020, Ye i shihte dy fëmijët si “pengesë që ajo të martohej me Zhangun dhe barrë për jetën e tyre të ardhshme së bashku”.
Ye e kërcënoi në mënyrë të vazhdueshme Zhangun për të kryer vrasjet, të cilat ata komplotuan t’i organizonin si një rënie aksidentale, u tha në gjykatë. Më 2 nëntor 2020, Zhang hodhi fëmijët e tij nga dritarja e banesës nga kati i 15-të.
Chen Meilin, nëna biologjike e dy fëmijëve, tha të enjten në mbrëmje se ky është “një makth që torturoi gjithë familjen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.