Kina ka autorizuar përdorimin në rastet urgjente të vaksinës anti-COVID-19, e cila aktualisht është në fazën e testimeve klinike.
Autorizimi është dhënë më 22 korrik, por lajmin, një muaj pas këtij vendimi, e ka bërë publik zyra e Komisionit të Shëndetit Publik, përcjell CGTN të dielën.
Autorizimi për raste emergjente lejon që kandidatët e përzgjedhur të testojnë vaksinën ende të paaprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, te pacientët, kryesisht të rinjtë që rrezikojnë të infektohen.
Zyrtarët e shëndetit publik në Kinë thonë se përmes këtij vendimi synohet që vendi të përgatitet për një valë të re të mundshme të koronavirusit në vjeshtë apo dimër.
Kina ka hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike për vaksinën e saj me testet që po kryhen në më shumë se 20 mijë pacientë të prekur nga COVID-19, që sipas autoriteteve shëndetësore ka treguar shenja të larta sigurie. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.