Në komentet e tij të para se Kina të njoftonte se do të rrisë taksën e saj për importet amerikane në 84%, Presidenti i SHBA Donald Trump po inkurajon kompanitë të lëvizin në SHBA, përcjell Reporteri.net.
Duke shkruar në platformën e mediave sociale Truth Social, presidenti i SHBA thotë: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur KOMPANINË tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Zero tarfifa, dhe lidhje dhe miratime pothuajse të menjëhershme elektrike/Energjike. Nuk ka vonesa mjedisore. MOS PRIT, BËJE TANI!”, shton ai.
Kina ka rritur taksat e saj për importet amerikane në më shumë se 80%.
Tarifat për mallrat amerikane që hyjnë në Kinë do të rriten në 84% nga 34% duke filluar nga 10 prilli.
Rritja vjen si përgjigje ndaj rritjes së fundit të tarifave të SHBA-së për mallrat kineze në më shumë se 100% që filloi në mesnatë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.