×
  • Lajme
  • Botë

    Kina nuk gjen qetësi, rikthehet vala e dytë e koronavirusit në një provincë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 13:06

    Vuhani, qyteti kinez ku nisi epidemia e koronavirusit të ri, i dha fund të mërkurën një bllokimi 2-mujor, por një qytet verior filloi të kufizojë lëvizjen e banorëve të tij për shkak të frikës për një valë të dytë infektimesh në Kinë.


    Kina e mbylli Vuhanin, një qytet me 11 milionë njerëz, në fund të janarit për të parandaluar përhapjen e virusit. Mbi 50.000 njerëz në Vuhan u prekën nga virusi, dhe më shumë se 2.500 prej tyre vdiqën, rreth 80 për qind e të gjitha vdekjeve në Kinë, sipas shifrave zyrtare.

    Tani Covid-19 është shndërruar në një pandemi globale që ka infektuar deri tani mbi 1.4 milionë njerëz dhe vrarë 82.000 prej tyre, duke e shkatërruar ekonominë globale ndërsa qeveritë në të gjithë botën kanë imponuaar bllokime gjithëpërfshirëse për të penguar përhapjen e mëtejshme të tij.

    Kufizimet në Vuhan, janë lehtësuar ditët e fundit ndërsa kryeqyteti i provincës së Hubeit, raportoi vetëm 3 raste të reja të konfirmuara në 21 ditët e fundit, dhe vetëm 2 raste të reja gjatë

    2 javëve të fundit. Por, ndërsa njerëzit po largohen nga qyteti, raste të reja të importuara në provincën veriore Heilongjiang u rritën në 25 në ditë, të “ushqyera” nga një fluks udhëtarësh të infektuar që vinin nga Rusia, që është në kufi me provincën.

    Suifenhe City në Heilongjiang, e kufizoi lëvizjen e qytetarëve të saj të mërkurën në një mënyrë të ngjashme me atë të Vuhanit. Banorët duhet të qëndrojnë në banesat e tyre, dhe një person nga familja mund të dalë jashtë 1 herë në 3 ditë për të blerë gjërat e nevojshme, dhe duhet të rikthehen në shtëpi në të njëjtën ditë, transmeton fjala.al.

    Edhe në qytetin Zhiaozhu në provincën lindore Shandong, niveli i rrezikut është rritur nga i ulët në të mesëm, sipas një postimi në një faqen e tij zyrtare, por pa dhënë detaje të tjera. Një rajon në Kinën qendrore me një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, u fut në karantinë të pjesshme më 1 prill pas disa rasteve të reja, përfshirë të paktën 2 asimptomatike.

    Rreth 55 mijë njerëz pritet të largohen nga Vuhan me tren të mërkurën. Më shumë se 10.000 udhëtarë janë larguar nga qyteti me avion që kur kanë rinisur fluturimet në aeroportin “Wuhan Tianhe”. Ndërkohë fluturimet drejt Pekinit dhe vendet e huaja nuk janë rikthyer.

    “Jam shumë e lumtur po shkoj sot në shtëpi”- tha për ‘Reuters’ punëtorja migrant Liu Xiaomin që po priste me valixhet e saj brenda stacionit hekurudhor të Vuhanit. Gjithsesi, banorëve të Vuhanit u është kërkuar që të mos largohen nga krahina, qyteti i tyre madje edhe lagjia e tyre, përveçse nëse është absolutisht e nevojshme.

    Njerëzit nga Vuhan që mbërrijnë në kryeqytetin kinez Pekin, do të duhet t’i nënshtrohen 2 testimeve të njëpasnjëshme për koronavirusin. Kina po zbton protokolle të rrepta të mbikëryqyrjes, e shqetësuar për çdo ringjallje në rasteve të reja, për shkak të bartësve të viruseve që nuk shfaqin simptoma dhe udhëtarëve të infektuar që vijnë nga jashtë.

    Rastet e reja me koronavirusit në Kinë janë 2-fishuar gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa

    është rritur numri i udhëtarëve të infektuar jashtë shtetit, dhe 4-fishuar infeksionet e reja asimptomatike. Rastet e reja të konfirmuara u rritën në 62 të martën nga 32 një ditë më parë,

    tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit, shifra më e lartë që prej 25 marsit. Infeksionet e reja të importuara llogariten për 59 raste.

    Autoritetet kineze nuk i llogarisin rastet asimptomatike si pjesë e raportit të infeksioneve të konfirmuara të koronavirusit, derisa pacientët të shfaqin simptoma të tilla si ethe ose kollë.

    Ditën e martë, 1.095 pacientë asimptomatikë ishin nën vëzhgimin mjekësor në Kinë, ndërsa 358 prej tyre vinin nga jashtë. Për të frenuar infeksionet nga jashtë kufijve të saj, Kina ka zvogëluar numrin e fluturimeve ndërkombëtare, dhe u ka mohuar hyrjen të gjithë të huajve.

    Ndërkohë ka nisur testimin e të gjithë të ardhurve nga jashtë këtë muaj. Të martën, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës ishte 81.802, përfshirë 3.333 të vdekur, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!