Kina vazhdon të regjistrojë shifra të ulta të infeksioneve ditore me COVID-19.
Kina raportoi gjashtë raste të reja me COVID-19 në 21 Prill, nga 21 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që kishin origjinën jashtë shtetit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 16 nga shtatë një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 90,547, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,636.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.