×
  • Lajme
  • Botë

    Kina thotë se nuk do të rrijë duarkryq për raketat e SHBA-së

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 16:21

    Kina ka njoftuar këtë të martë se “s’do të qëndrojë duarkryq” dhe do të ndërmarrë kundërmasa ndaj vendosjes së raketave me rreze të mesme nga SHBA-ja në rajonin e Azisë-Paqësorit.


    Uashingtoni zyrtar ka njoftuar se planifikon që ta ndërmarrë këtë veprim brenda pak muajve, shkruajnë mediat kineze.

    Drejtori i Departamentit të Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Jashtme të Kinës, Fu Cong, ka thënë se tërheqja e SHBA-së nga traktati për kontrollim të armëve bërthamore do të ketë ndikim direkt negativ në stabilitetin strategjik global – sigurinë në Evropë dhe rajonin e Azisë-Paqësorit.

    “Kina nuk do të qëndrojë duarkryq dhe do të detyrohet që të marrë masa kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth vendosjes së raketave me bazë tokësore në këtë pjesë të botës”, ka thënë Fu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!