Pamjet të cilat shfaqin disa të burgosur myslimanë të prangosur në Xinjiang të Kinës, kanë nxitur reagim të gjerë pasi u postuan në mënyrë anonime në internet. Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po hetojnë videon e publikuar nga një kanal në YouTube i quajtur War on Fear dhe titullohet “Xinjiang: Një Shpjegim i Ri”, transmeton Reporteri.net.
Kina ka arrestuar të paktën një milion ujgur dhe pjesëtarë të tjerë të minoriteteve myslimane në rajonin perëndimor.
Klipi u publikua gjithashtu në Twitter nga një llogari me të njëjtin emër.Dhjetëra të rinj, me sy të mbyllur dhe të prangosur, mund të shihen duke pritur në një stacion treni në pamjet e publikuara.
Kokat e tyre janë të rruara dhe shumë veshin jelekë identikë vjollcë. Rojet, të veshura me uniforma të zeza, mund të shihen duke i mbajtur në vrojtim.
“Kjo video është thellësisht shqetësuese”, tha një zëdhënës nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria kineze megjithatë i ka përshkruar ato si “shkolla të konviktit”, duke ofruar trajnime profesionale dhe kundërshtoi pretendimet për tortura dhe abuzime të tjera si “lajme të rreme”.
Ish të paraburgosurit kanë pohuar se ata janë rrahur dhe elektrizuar, si dhe janë detyruar të hanë mish derri, të ndjekin mësimet e riedukimit politik dhe të këndojnë këngë politike./Reporteri.net