Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdus, në një përshkallëzim të situatës mes dy vendeve.
Kina tha se masa ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane në Houston dhe akuzoi stafin në Chengdu, për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, raporton BBC.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se vendimi i SHBA-së u mor sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale, transmeton Telegrafi.
Tensionet janë rritur midis SHBA.-së dhe Kinës për disa çështje kryesore. Administrata e presidentit amerikane, Donald Trump është konfrotuar në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë fajësuar Kinën për përhapjen globale të COVID-19. Më konkretisht, presidenti Trump ka pohuar, pa prova, se virusi ishte me origjinë nga një laborator kinez në Wuhan.
Pekini mohon akuzat dhe ka akuzuar SHBA për “ndërhyrje të rëndë” në punët e saj të brendshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.